Në orën 17:00 bëhet varrimi i veteranit të luftës së UÇK-së, Skënder Krasniqi-Plaku

28 shtator 2018 | 13:06

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Malishevë, ka njoftuar se ka vdekur veterani i luftës së UÇK-së, Skënder Krasniqi, i njohur si “Plaku”.

Homazhet për të ndjerin organizohen nga OVL e UÇK-së, në orën 15:00 në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë dhe Mbledhja Komemorative në orën 16:00.

Ndërsa varrimi bëhet në orën 17:00 në Varrezat e fshatit Carrallukë.

Me këtë rast, edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ngushëllon familjen, miqtë dhe shokët e veteranit të luftës së UÇK-së, Skënder Krasniqit-Plakut.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen e bashkëluftëtarit…