Vedati i Stupcave: Jam intervistuar nga UNMIK-u dhe shërbimet sekrete për skeçet e Mitrovicës

31 janar 2023 | 21:55

Aktori Vedat Bajrami ka rrëfyer një histori shumë interesante para banorëve në Big Brother VIP Kosova.

Ai ka treguar se në vitin 2001 ishte intevistuar nga Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) në lidhje me një skeç humoristik që ai aso kohe kishte realizuar me grupin “Stupcat”.

Tutje ai ka përmendur edhe fjalën shërbime sekrete, duke thënë se ishte e vështirë të realizoheshin skeçe në atë kohë shkaku i situatës së brishtë të veriut në Kosovë.

“Unë e di në vitin 2001, mua më ka marrë në pyetje UNMIK-u, ‘Pse i ke bërë skeçet e Mitrovicës?’, e këso shërbime sekrete. Por asnjëherë s’jemi zmbrapsur”, ka deklaruar humoristi Bajrami.

“Kemi kaluar gjëra të tmerrshme”, iu tha ai disa prej banorëve, duke treguar vështirësitë e të bërit humor me karakter gjeopolitik në vitet e pasluftës.

Ndërkohë edhe kolegia e tij, Arta Selimi, e cila gjithashtu është banore në BBVK e ka mbështetur këtë teori, duke thënë se edhe ajo ka hasur në probleme gjatë karrierës pasi një herë nuk ishte lejuar të xhironte një skenë nga KFOR-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra lidere e Premier Ligës, Arsenal e ka zyrtarizuar transferimin…