
Arsenali zyrtarizon transferimin e Jorginhos
31 janar
21:52
Skuadra lidere e Premier Ligës, Arsenal e ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit të Chelseat, Jorginho. Lajmin për transferimin e italianit e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare në “Twitter”.
Ky operacion i kushtoi 12 milionë paund “topçinjve”, ndërsa kontrata me lojtarin është deri në vitin 2024, me opsion për një sezon më shumë dhe tashmë 31-vjeçar italian do të vazhdojë karrierën e tij sërish në Londër, aty ku u transferua për herë të parë te “blutë” e Chelsea në korrik 2018.
Welcome to The Arsenal, Jorginho 👊 pic.twitter.com/jHXqAUBKKQ
— Arsenal (@Arsenal) January 31, 2023