Veliu shkon sot në Hajvali, viziton Inspektoratin Policor

03 gusht 2020 | 09:21

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do ta vizitojë sot Inspektoratin Policor të Kosovës, raporton “Epoka e re”. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se takimi do të mbahet në orën 10:00 në ambientet e Inspektoratit të Policisë së Kosovës në Hajvali. “Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, sot do ta vizitojë Inspektoratin Policor të Kosovës, ku do të pritet nga u.d Kryeshefi, z. Kushtrim Hodaj. Takimi do të mbahet sot, më 3 gusht, duke filluar nga ora 10:00, në ambientet e IPK-së në Hajvali”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Iran është gati…