Veliu takohet me këshilltarin politik të Lajçakut, bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi

02 korrik 2020 | 12:25

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur në takim Umerr Arthur Al-Khatib, këshilltar politik dhe udhëheqës i Zyrës së përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.

Temë kryesore e këtij takimi ishte dialogu në mes të dy shteteve, me theks të veçantë marrëveshjet e dialogut të cilat e ndërlidhin Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), raporton “Epoka e re”.

Ministri Veliu është zotuar se Kosova është e përkushtuar për dialog dhe se gjitha çështjet që janë në kuadër të MPB-së do të shtyhen dhe avancohen me një përkushtim të jashtëzakonshëm, marrë parasysh rëndësinë e rrumbullaksimit të këtij procesi të rëndësishëm për Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovë, Vjosa Osmani, ka ndarë mirënjohje…