Veliu: Tryeza e radhës mund të mbahet javën e ardhshme

25 prill 2018 | 16:33

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka bërë me dije se partitë politike janë marrë vesh për mbajtjen e tryezave tjera, të cilat do të organizohen me rrotacion.

Ai pas përfundimit të tryezës së thirrur nga LDK-ja, ka thënë se ndoshta javën e ardhshme mund të mbahet tryeza e ardhës.

“Secila (parti) e dha qëndrimin e vet për problemet aktuale dhe në fund u morëm vesh që tryezat të fillojnë me rrotacion me subjektet që janë të interesuara për të organizuar tryeza të tilla. Ndoshta në javën e ardhshme do të jetë tryeza e radhës për të gjetur zgjidhje për çështjet që janë në interes të Kosovës”, ka thënë Veliu.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…