Veliu viziton Pejën për të parë sfidat me të cilat përballet kjo komunë

14 gusht 2020 | 14:19

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka vizituar sot komunën e Pejës, ku është pritur në takim nga kryetari, Gazmend Muhaxheri.

Me këtë rast, Veliu është njoftuar për së afërmi me punën dhe aktivitetet e kësaj komune, e në veçanti për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen zyrtarët e saj gjatë kohës së pandemisë Covid-19.

“Në takim biseduam edhe për çështje të cilat ndërlidhen me zyrtarët e administratës publike, me theks të veçantë lidhur me Ligjin për Zyrtarët Publikë”.

“Po ashtu, i shoqëruar nga kryetari Muhaxheri, morëm pjesë në mbledhjen e Shtabit Emergjent të kësaj komune, dhe pastaj së bashku vizituam edhe Stacionin Policor, ku u pritëm nga drejtori i Policisë rajonale të Pejës, Sami Shabanaj”, ka shkruar Veliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Leipzig, Julian Nagelsmann ka dhënë komentet e tij…