 
                    Vëllai i shefit të kabinetit të kryeministrit emërohet zëvendësministër
                23 dhjetor 2017
                |  12:01
            
        Numri i zëvendësministrave në Qeverinë e Ramush Haradinajt ka shkuar në 70.
Haradinaj, zëvendësministër të Bajram Hasanit, ministrit të Tregtisë e ka emëruar Fadil Arifin, vëllain e Avni Arifit, i cili është shef i kabinetit të kryeministrit.
Arifi është emëruar në këtë detyrë më 20 dhjetor.
Ndërsa Qeveria Haradinaj vazhdon të kritikohet për numrin e madh të zëvendësministrave. /klankosova/
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        