Vëllaznimi pezullon futbollistin Almedin Murati

29 prill 13:09

Bordi i KF Vëllaznimi nga Gjakova e ka pezulluar futbollistin e njohur Almedin Murati, i cili kishte bërë sjellje jo sportive në ndeshjen ndaj Vitisë (1-1).

“Bordi i Klubit të Futbollit ‘Vëllaznimi’, ka analizuar sjelljen e futbollistit Almedin Murati. Duke e vlerësuar sjelljen e tij karshi publikut pas zëvendësimit, Bordi i Klubit, në përputhje me Rregulloren Disiplinore ka marrë vendim që Almedin Murati të pezullohet përkohësisht, deri në marrjen e vendimit definitiv”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Vëllaznimit.

Skuadra kuqezi nga Gjakova është duke luftuar për inkuadrim në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, është shpallur lojtari më…