Vëllaznimi transferon mbrojtësin me përvojë në futbollin kosovar

04 gusht 2021 | 22:56

Vëllaznimi i Gjakovës ka kompletuar një tjetër përforcim në afatin kalimtar të verës.

“Kuqezinjtë” e drejtuar nga Granit Begolli kanë prezantuar mbrojtësin e njohur kosovar, Adnan Haxhajn.

Haxhaj ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin gjakovar.

32-vjeçari luan në pozitën e qendërmbrojtësit, ndërsa ka bërë karrierë në shumë prej ekipeve ksoovare dhe jo vetëm.

Prishtina, Vllaznia e Shkodrës, Llapi, Liria, Ferizaj, Besa dhe së fundmi KEK-u ishin ekipet ku Haxhaj kishte luajtur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ridizajnimi i një pakoje të re që mundëson ringjalljen ekonomike…