Vëllezërit Avdylaj priten nga kryetari Haki Rugova

26 nëntor 19:44

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, ka pritur në takim kikboksierët shqiptarë Dardan dhe Hekuran Avdylaj të cilët jetojnë dhe veprojnë në Austri.

Gjatë këtij takimi kikboksierët e njoftuan kryetarin Rugova me të arriturat e tyre gjatë kësaj periudhe si dhe me synimet që ata kanë për të ardhmen. Vëllezërit Avdylaj janë kampionë në kikboks në kategorinë e mesme dhe të rëndë në Austri si dhe synim i tyre është shpallja kampion evropian dhe botëror.

Kryetari Rugova falënderoi për vizitën kikboksierët si dhe u uroi për sukseset e arritura deri më tani dhe në vazhdimësi. Me këtë rast, kryetari Rugova shprehi gatishmërinë për përkrahjen e tyre në të ardhmen. Duke pasur parasysh interesimin e këtij sporti në Kosovë gjatë takimit u diskutua edhe për mundësinë e mbajtjes së një turniri të kikboksit në Istog.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se mbledhja e…