Vendim për shtyrjen e zbatimit të reciprocitetit me kushtëzimin për largimin e barrikadave është tuxharllak

01 gusht 13:05

Shkruan: Behram Behluli

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shtyrje të  zbatimit të vendimit për reciprocitet për një muaj, me kushtin që të largohen barrikadat nga rruga është vendim i një qeverie e cila si duket veprimet i bën me qëllim për me u goditë si tuxharët!

Nëse ke be marrëveshje me Amerikën për me shty zbatimin e vendimit për reciprocitet për një muaj  është dashtë të respektohet ajo marrëveshje pa kushtëzime tjera, s’kishte nevoje kjo marrëveshje të kushtëzohej me largimin e barrikadave, sepse s’duhet të ketë kompromis për barrikadat, barrikadat duhet hequr nga rruga!

Marrëveshjet nuk behën me prapaskena, kjo është kështu dhe kështu duhet të kuptohet!

Dobësi e kësaj qeverie është se nuk është duke e bërë dallimin ne veprime aspak nga të kaluarat, edhe kjo është duke bërë veprime ekcesive pa e ditë se si do t’i vije fundi, kjo na le me kuptuar se s’ka planifikim, ka vetëm eufori dhe pas secilit veprim mbetet në baltë!

Nëse veprohet ashtu si deri me tani pas një muaj  asgjë e re, prapë  një veprim ekseciv, prapë  një ndërhyrje ndërkombëtare, prapë një afat, prapë bisedime, kështu deri në pafundësi!

Por duhet kuptuar se politika jonë  me shumë fytyra e prapaskena nuk na qon askund, ne nuk mundemi të veprojmë ashtu siç na pëlqen vetëm ne, problemi ynë nuk është tavolinë suedeze merr vetëm atë qe do ti, kjo do të thotë se ne duam të zbatojmë vetëm atë qe na pëlqen, kjo do të thotë se shtetet të cilat na ndihmojnë i dëgjojmë vetëm kurë  mbesim në baltë,  menjëherë pas kësaj kokorizemi!

Për te qeverisur me sukses duhet te jemi punëtor të mirë, bashkëpunëtor të mirë, duhet të jemi të fjalës e  të veprës, të dimë se ku jemi e ku duhet të shkojmë!

Politika e tuxharllakut është e dënuar të dështoj dhe dështimi i saj lë pasoja për vendin!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një…