Vendosen foto të policit Bunjaku pranë çmimeve të produkteve serbe nëpër markete

25 shtator 2023 | 21:26

Disa të rinj nga Hani i Elezit i kanë vendosur fotografitë e policit të vrarë, heroit Afrim Bunjaku, afër çmimeve të produkteve serbe në dy markete të këtij qyteti, raporton teve1.info

Një nga iniciatorët e këtij aksioni, Resul Suma, tha në emisionin “Ditari” në Tëvë1, se një gjë e tillë është bërë për t’u treguar qytetarëve se nuk ka arsyetim për asnjë qytetar që të vazhdoj të blej produkte serbe pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku.

“Ky aksion ka ndodh sot në Han të Elezit. Sot me 2 djem të rinjë të Hanit të Elezit duke e parë që nuk ka arsyetim që pse qytetarët e Kosovës duhet me vazhdu me i përdor produktet serbe për shakë se në çdo mundësi që e ka shteti serb vazhdon ta komprometoj Republikën e Kosovës. Kësaj here nuk e kemi pyet askënd që e kemi bërë aksionin, i kemi vendos stikerat shpejt e shpejt, por shumë shpejt do të vazhdojmë edhe në qytete tjera”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediumi boshnjak “Istraga” raporton se nënkryetari i Listës Serbe, Milan…