Vendoset gurthemeli i Qendrës përkujtimore të gjenocidit serb në Kosovë “Bllaca ‘99”

10 prill 2019 | 15:41

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të Qendrës përkujtimore të gjenocidit serb në Kosovë “Bllaca ‘99”.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe personalitete të ndryshme nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, në mesin e tyre edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se kjo qendër do të ndërtohet në respekt dhe përkujtim të vuajtjeve, por edhe rezistencës së 440 mijë refugjatëve shqiptarë të Kosovës, që kanë kaluar nëpër kampin e Bllacës.

“Sot, vendosem një shenjë të gjithkohshme, gurthemelin e një shtëpie të jashtëzakonshme, që flet më zërin e ndërgjegjes kundër harresës dhe mizorisë së njeriut ndaj njeriut! Qendra Përkujtimore e gjenocidit serb në Kosovë “Bllaca ‘99”, po ngritët në respekt dhe përkujtim të vuajtjeve, por edhe rezistencës së 440 mijë refugjatëve shqiptarë të Kosovës, që kanë kaluar nëpër kampin e Bllacës dhe e cila do të shërbejë edhe si falënderim i përjetshëm botës demokratike, të prirë nga ShBA, që ia mbylli rrugën me drejtësi mizorisë, për ta rikthyer shpresën e një populli”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 2 people, people standingImage may contain: one or more people, people on stage, people standing, crowd and outdoorImage may contain: one or more people, people standing, crowd and outdoorImage may contain: one or more people and outdoorImage may contain: 10 people, people smiling, people standing and outdoorImage may contain: 19 people, people standing, crowd and outdoorImage may contain: sky and outdoorImage may contain: 16 people, people standing

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, (MPMS), Skënder Reçica, ka…