Vendoset pllaka shënjuese në 25-vjetorin e sulmit terrorist të Serbisë në lokalin ‘Panda’

14 dhjetor 2023 | 12:45

Në 25-vjetorin e rastit “Panda” është vendosur pllaka shënjuese për këtë rast, në lokalin që në tetor të këtij viti Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka përfshirë në listën e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme.

“Në kulmin e terrorit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, në hapësirat e këtij lokali, më 14 dhjetor 1998, përmes urdhrave të sigurimit të shtetit të Serbisë, u ekzekutuan gjashtë të rinj serbë. Për këtë rast të inskenuar nga autoritetet serbe, u burgosën gjashtë të rinj shqiptarë të pafajshëm, të cilët u maltretuan rëndë nga policia serbe. Ata u shpallën të pafajshëm, por dëmi i shkaktuar nga pasojat e torturave në burgje është i pariparueshëm”, shkruhet në pllakë.

Me këtë rast, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, së bashku me zëvendësministrat e Drejtësisë, Blerim Sallahu dhe Vigan Qorolli, si dhe drejtorin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës, Atdhe Hetemi,  kanë vizituar hapësirat e lokalit “Panda”.

Është theksuar se si 25 vjet më parë nga sulmi terrorist i Serbisë në atë lokal u vranë gjashtë të rinj serbë, të moshave 14, 16, 17, 18 dhe 24 vjeç, në përpjekje për të justifikuar spastrimin etnik dhe gjenocidin në Kosovë. Më pas, në Pejë i arrestuan më shumë se 150 shqiptarë.

Të rinjtë Agron Kollçaku, Behar Bajri, Beqir Loxha, Gazmend Bajrami, Vllaznim Pergjegjaj dhe Xhevdet Bajrami, të moshave nga 17 deri në 22 vjeç ishin burgosur padrejtësisht dhe kanë torturuar në burgjet serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur për çështjen e…