Veprimtari Sali Bislimi publikon rrëfimin e një shqiptari katolik nga Klina: Thaçi na shpëtoi nga masakra e serbëve

11 qershor 2026 | 21:14

Veprimtari Sali Bislimi ka publikuar një rrëfim të një shqiptari nga Klina, me origjinë nga komuniteti katolik, i cili aktualisht jeton në Zvicër dhe ka shtetësi gjermane.

Sipas Bislimit, ai i ka adresuar një shkresë prej 20 faqesh Dhomave të Specializuara në Hagë, duke kërkuar lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në letrën e tij, qytetari me inicialet D.M. shpreh shqetësimin dhe ankthin për pritjen e përfundimit të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa rrëfen përjetimet e tij gjatë luftës në Kosovë.

“Presidenti Thaçi ma shpëtoi jetën mua dhe familjes sime, si dhe rreth 30 mijë shqiptarëve katolikë në Luginën e Drinit. Forcat serbe kishin hapur një gropë të madhe për të na vrarë dhe varrosur të gjallë”, thuhet në rrëfimin e tij.

Ai thekson se pjesëtarët e UÇK-së, të ardhur nga Drenica dhe nga fshatrat e Klinës, ndërhynë në zonë dhe, sipas tij, shpëtuan një pjesë të Rrafshit të Dukagjinit nga masakrat e forcave serbe.
Në letër përmendet edhe Kisha e Zllakuqanit, e cila, sipas rrëfimit, kishte shërbyer si strehë për banorët e zhvendosur dhe si vend ku ishin ndihmuar shumë gra që kishin sjellë në jetë fëmijët e tyre gjatë kohës së luftës.

“Shpresat i kishim te UÇK-ja dhe ashtu ndodhi. Ata erdhën në mbrojtjen tonë. Sot jetojmë dhe jemi gjallë. Për herë të dytë lindëm falë UÇK-së dhe NATO-s”, citohet të ketë shkruar ai.

Më tej, D.M. vlerëson rolin e ish-presidentit Thaçi gjatë luftës, duke e cilësuar atë si një njeri që veproi në mbrojtje të popullit të vet përballë, siç shprehet ai, “makinerisë barbare serbe”.

Në fund të letrës së tij, ai kërkon që Thaçi të lirohet, duke e konsideruar të padrejtë vazhdimin e paraburgimit të tij dhe duke shprehur dëshirën që ai të kthehet në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 7 qershorit ka arritur të…