Veronika Kastrati: Kam synime të mëdha me Raelingenin

13 korrik 2020 | 11:28

Hendbollistja e Përfaqësueses së Kosovës, Veronika Kastrati, ka bërë hap të rëndësishëm në karrierë. 18-vjeçarja i është bashkuar klubit norvegjez Raelingen, i cili është i njohur për zhvillimin e lojtareve të reja. Veronika është larguar nga klubi Ellingsrud, ku ishte prej fillimit të karrierës, prej moshës 9-vjeçare.

“Unë kam filluar të luaj hendboll qysh në moshën 9-vjeçare në Ellingsrud IF. Kam luajtur aty me vajzat e lindura në vitin 2001. Si 16-vjeçare kam luajtur për senioret në ligën e tretë të Norvegjisë. Deri më tani isha në të njëjtin klub. Kam marrë pjesë në shumë tubime të reprezentacionit regjional të grupmoshave U18 e U20 dhe në shumë tubime të talenteve të Norvegjisë”, ka thënë Kastrati për faqen zyrtare të FHK-së.

“Jam shumë e kënaqur me përzgjedhjen e ekipit. Kam pasur shumë oferta nga klube të tjera, por kam vendosur për Raelingen, që është klub i mirë, ka trajnerë dhe staf shumë profesional. Ekipi U20, ku do të luaj fillimisht, garon në kategorinë e dytë të Norvegjisë. Por nëse rezultatet sportive tregohen të mira, qëllimi im dhe i klubit është që të bëhem pjesë e ekipit elitar që garon në elitën e Norvegjisë”, ka shtuar Kastrati.

(V.Z / Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Kudusi Lama Millosheviqi ndërmori të gjitha monstruozitetet por, pa…