Verratti: Maqedonia e Veriut skuadër që mbrohet, por besojmë në kualifikim

22 mars 2022 | 15:45

Në konferencën për shtyp të ditës së sotme doli të fliste para mediave, Marco Verratti. Mesfushori i PSG-së komentoi përballjen me Maqedoninë e Veriut për fazën e “play-off”.

Italiane preku edhe dy ndeshjet e tjera me të cilat mund të përballet kombëtarja italiane në rast se arrin të kalojnë “pengesën” e “play-off”-it, ku do të viheshin përballë Portugalisë dhe Turqisë.

“Duhet të kemi besim, të mendojmë për fushën. E enjtja do të jetë një ndeshje e rëndësishme, kundër një ekipi që e meriton të jetë këtu. Siç bëmë gjatë Kampionatit Evropian, duhet të shkojmë larg me entuziazëm dhe dëshirë”.

INDIFERENCË NDAJ KOMBËTARES? “Secili prej nesh ka histori të ndryshme me klubet e tyre, por këtu ne japim gjithçka. Me kombëtaren kemi arritur gjithmonë të ecim përpara”.

MUNDËSIA E FUNDIT PËR BOTËROR- “Askush nuk ka folur për këtë gjë. Jemi të gjithë të përqendruar për këto ndeshje. Të gjithë duam të luajmë në këtë Botëror, duhet të japim gjithçka”.

MUNDËSIA PËR TË MUNGUAR SËRISH NË BOTËROR- “Jemi mësuar të luajmë me këtë presion, është një moment i rëndësishëm për ne, e dimë. Nuk mund të lejojmë të qëndrojmë jashtë Botërorit, por e vetmja gjë që di është se duhet të punoj, të jap maksimumin dhe të bëjë gjithçka që duhet bërë. Edhe të tjerët do të bëjnë ndeshjen e jetës, ne duhet të bëjmë po të njëjtën gjë, në fund do të bëjmë llogaritë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…