Vërshimet në Gjilan, Haziri vlerëson lartë ekipin e Emergjencave

06 maj 2018 | 20:16

I pari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka publikuar një fotografi në të cilën shihen pjesëtarë të Ekipit të Emergjencave duke ndihmuar në evakuimin e qytetarëve tek lumi “Baja” në Gjilan.

Haziri ka dhënë lëvdata për punën e Ekipit të Emergjencave për gjestin e bërë, pas reshjeve të mëdha të shiut që kapluan Kosovën.

“Ekipi i emergjencave të Gjilanit apo heronjtë e ditëve të sotme. Pamje gjatë evaukuimit të qytetarëve pas vërshimeve tek lumi “Baja” pasditën e të shtunës. Jam krenar me punën e tyre dhe i lumtur që po i ndihmojmë qytetarët në momentet më të rënda.

24 orë në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mori sot pjesë në Akademinë…