Vertappeni dhe Red Bull befasojnë Mercedesi, dështon Ferrari

09 gusht 2020 | 17:18

Ka përfunduar gara e pestë e Botërorit të vitit 2020 në Formula 1 dhe fituesi është Max Verstappen. Piloti i Red Bull Racing-Honda triumfoi në Çmimin e Madh të Silvestrone, që përkoi me 70-vjetorin e kësaj piste.

Suksesi i parë në këtë vit për holandezin, i cili zhvilloi një garë fantastike dhe siguroi pikët e plota. I dyti Lewis Hamilton, teksa në podium ngjitet edhe makina tjetër e Mercedes, Valeri Bottas.

Vendi i katërt për Charles Leclerc të Ferrarit, ndërsa Sebastian Vettel zhvillon një tjetër garë të dobët. Gjermani i “Kokëkuqes” u nis nga pozicioni i 11-të dhe e mbylli në vend të 12-të, duke konfirmuar momentin e errët që po kalon.

Hamilton vazhdon të kryesojë renditjen e përgjithshme me 107 pikë. Kampioni i botës ndiqet nga Verstappen me 30 pikë më pak dhe më pas vjen finlandezi Bottas me 73 pikë. Vetë 45 pikë numëron Leclerc, që pozicionet i katërti, ndjekur nga Lando Norris me 7 pikë më pak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia fituese e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, LSDM-ja që…