Vesel Limaj mund të ftohet nga Shqipëria

26 tetor 2021 | 17:03

Është lojtari më i mirë këtë edicion i skuadrës më të trofshme në Shqipëri, Tiranës.

Fjala është për Vesel Limajn, mesfushorin e jashtëzakonshëm nga Kosova, i cili po aktivizohet te Tirana në Superligën e Shqipërisë.

Ish-lojtari i Kukësit që u transferua këtë vit në Tiranë është më meritori që klubi nga kryeqyteti shqiptar renditet i pari në Superiore.

24-vjeçari ne derbin më të madh në Shqipëri të zhvilluar të hënën në mes Tiranës dhe Partizanit ka qenë vendimtar, duke e shënuar golin e vetëm për bardheblutë.

Sipas burimeve të ATV-së, mesfushori po monitorohet nga disa klube evropiane dhe po ashtu nga kombëtarja e Shqipërisë, e cila po mendon t’i bëjë ftesë.

Limaj, ani pse kishte deklaruar që do të pranonte me kënaqësi ftesën e Kosovës, nga Kosova ende nuk është kontaktuar.

Mesfushori, i cili ka shënuar 3 gola në 6 ndeshje këtë edicion, ka qenë pjesë edhe e skuadrës gjermane Hamburg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot janë…