Veseli: Armendi e Malsori janë heronjtë e vërtetë të Kosovës

07 maj 2018 | 22:01

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka ngushëlluar familjen Trena, pas gjetjes së trupit të policit, Armend Trena

“Ngushëllime familjes Trena, gjithë miqve e bashkëpunëtorëve të policit Armend Trena. Djem si ai dhe kolegu i tij Malsor Dashi, janë heronjtë e vertetë të shtetit të Kosovës, që punojnë për një ambient me të sigurt dhe për barazi qytetare”, ka shkruar Veseli në profilin e vet në “Facebook”.

Policët Armend Trena dhe Malsor Dashi, kanë humbur jetën më 29 prill, në një aksident komunikacioni, pasi vetura në të cilën ndodheshin dy policët ka rënë në lumin Lepenc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër në orën 13:00 Kadri Veseli pret kryetarët dhe përfaqësuesit…