Veseli: Beteja e Koshares dëshmoi aftësinë tonë për luftë frontale

09 prill 2020 | 09:55

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar sot, nëpërmjet një shkrimi të publikuar në “Facebook”, betejën e Kosharës, për të cilën ka thënë se kjo betejë shembi kufirin shekullor mes shqiptarëve dhe i dëshmoi mbarë botës aftësinë tonë për të bërë edhe luftë frontale.

Veseli shkroi se heroizmi i Brigadës 138 “Agim Ramadani” si dhe flijimi i shumë luftëtarëve të lirisë në Koshare i hapi rrugën çlirimit të Kosovës dhe largimit të pushtuesit serb për mos t’u kthyer më kurrë.

Shkrimi i tij:

21 vjet më parë nisi një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, beteja e Koshares, e cila shembi kufirin shekullor mes shqiptarëve dhe i dëshmoi mbarë botës aftësinë tonë për të bërë edhe luftë frontale. Heroizmi i Brigadës 138 “Agim Ramadani” si dhe flijimi i shumë luftëtarëve të lirisë në Koshare i hapi rrugën çlirimit të Kosovës dhe largimit të pushtuesit serb për mos t’u kthyer më kurrë. Ne sot nderojmë me respekt e mirënjohje të gjithë dëshmorët e luftëtarët e Koshares, por edhe të betejave të tjera të UÇK-së, të cilët bënë të mundur ditët e lirisë e pavarësisë që gëzojmë sot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot u bënë 12 vjet nga miratimi i Kushtetutës së…