Veseli dhe Haradinaj kundërshtojnë idenë për korrigjimin e kufirit

01 shtator 2018 | 08:21

Pavarësisht prej takimeve të shpeshta në ditët e fundit, liderët shtetërorë nuk kanë arritur t’i bashkojnë qëndrimet sa i përket dialogut, përkatësisht idesë për korrigjimin e kufirit me Serbinë.

Kryeministri Ramush Haradinaj edhe një herë e ka kundërshtuar këtë ide, duke thënë se nuk do të jetë pjesë e asnjë tavoline ku diskohet çështja e kufirit dhe territori i Kosovës, shkruan gazeta “Epoka e re”.

Edhe lideri i PDK-së, njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur kundër korrigjimit të kufirit me Serbinë, duke thënë se shteti, sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë të shenjtë.

Ai ka theksuar se askush nuk ka të drejtë, legjitimitet dhe forcë që të bëjë pazare me Serbinë në dëm të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësit e rrethanave politike kanë shprehur skepticizëm se kjo opozitë…