Veseli: Do ta shtoj pjesëmarrjen e grave në Qeverinë time

08 gusht 2019 | 19:34

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka zhvilluar takim me gratë e PDK-së në Lipjan ku ka paraqitur vizionin e tij për rritjen e rolit të grave në vendimmarrje.

Veseli ka thënë se në qeverinë e ardhshme që do ta udhëheqë ai, pjesëmarrja e grave do të jetë shumë më e madhe.

Nëpërmjet një statusi në llogarinë e vet në “Facebook”, Veseli ka thënë se gratë e Kosovës kanë dhënë një kontribut të madh në çdo etapë të rëndësishme të vendit tonë, gjatë qëndresës ndaj okupatorit, në luftën për liri dhe sot në shtetndërtim.

“Gratë kanë dhënë një kontribut të madh në çdo etapë të rëndësishme të vendit tonë, gjatë qëndresës ndaj okupatorit, në luftën për liri dhe sot në shtet-ndërtim. Jam i bindur se do të kenë një rol vendimtar në luftën ndaj korrupsionit që do të zhbllokojë potencialet zhvillimore të Kosovës. PDK është lidere në Kosovë për sa i përket përfshirjes së grave në vendim-marrje. Në qeverinë time të ardhshme pjesëmarrja e grave në qeveri do të rritet edhe më shumë”, ka shkruar Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur të…