Veseli: Do t’i qendroj deri në fund koalicionit me Haradinajn

05 shkurt 2019 | 18:37

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se koalicionit me kryeministrin Ramush Haradinaj do t’i qëndrojë deri në fund.

“Unë Ramush Haradinajt ia kam dhënë përkrahjen, e kam bërë kryeministër të Kosovës. Edhe do t’i qëndroj deri në fund. Në jetën time vetëm etika dhe korrektësia me mban”, ka thënë Veseli në një intervistë për “Info Magazine” në “Klan Kosova”

“Edhe ky koalicion është duke bërë punë. Ky kryeministër është duke bërë punë. Jemi duke marrë vendime bashkërisht. Imagjinojeni vetëm rritjen e pagave që e kemi bërë në situatën kur shumica e vendeve përreth janë në krizë ekonomike”.

“Unë e kam një gajle: sinqeritetin dhe patriotizmin real të Ramush Haradinajt. Do rrenacakë e përdorin sinqeritetin e tij për të dalë ai kundër partneritetit perëndimor, ShBA-së dhe BE-së”.

“Mendoj se ai është duke bërë punë të mirë, por në politikë nuk duhet me ra në kurthin e atyre që nesër të lënë në lloç”, ka thënë Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetë persona përfshirë një fëmijë kanë vdekur nga zjarri që…