Veseli: Integriteti territorial i Kosovës është i shenjtë, ne kemi kufijtë

31 gusht 2018 | 13:38

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, duke folur për idetë e fundit politike, shkëmbimin e territoreve dhe ndarjen e Kosovës, ka bërë me dije se integriteti territorial i Kosovës është i shenjtë.

Ai gjatë një konference të jashtëzakonshme për medie nga selia e PDK-së, ka pohuar se qëndrimi i kësaj partie është shumë i qartë.

“Kushtetuta e Kosovës është e pacenueshme. Integriteti territorial i Kosovës është i shenjtë, bazament mbi bazën e të cilës kemi arritur një sukses historik. Në bazë të këtij territori kemi shpallur 17 shkurtin dhe jemi njohur mbi 110 shtete si shtet i pavarur dhe sovran”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se çështja e territorit theksohet në Kushtetutën e Kosovës dhe se kufijtë dihen.

“Shqiptarët në Luginë janë më të diskriminuar. Shteti ka obligim që të jenë afër tyre por, ne kemi një kushtetutë ajo është e shenjtë, kemi kufijtë”, ka thënë Veseli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti shqiptar i Bayern Munchen, Meritan Shabani është afër t’i…