Veseli: Kauza ime, lufta kundër korrupsionit dhe aleanca me ShBA-në

22 gusht 12:12

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, i cili deri sot ka qenë kryetar i Kuvendit të Kosovë, ka bërë me dije se do të jetë kandidat për kryeministër.

Me këtë rast, ai ka thënë se shteti i Kosovës nuk do të dështojë, por vetëm do të ketë perspektivë dhe aleancë të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Veseli në një adresim para medieve ka përmendur në disa raste kauzën e tij kundër korrupsionit.

“Unë jam Kadri Veseli, do të jem kandidat për kryeministër të Republikës së Kosovës. Veç diçka në jetë di, me e mbajt fjalën dhe e mbaj gjithmonë. Kur kam thënë se do të ketë zgjedhje, do të ketë zgjedhje, kur kam thënë se do të largohen të gjithë uzurpatorët nga pronat e uzurpuara, se ligji është më i fortë se secili i fortë që mendon në Kosovë, janë larguar. Kështu do të jetë edhe lufta kundër korrupsionit”.

“Këto zgjedhje janë për t’i dhënë një legjitimitet me të fuqishëm qytetarëve, të rinjve, grave në luftën kundër korrupsionit dhe perspektivën e modernizimit të shtetit, një shtet i drejtë, një shtet ligjor, një shtet perëndimor, me ShBA-të, ky është drejtimi jonë. Të gjitha drejtimet mund të fliten, mund të na kthejnë mbrapa, por njerëzit e Kosovës nuk munden të dështojnë dhe Kosova nuk do të dështojë, kemi me ecë përpara”, ka deklaruar Veseli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Salihe Salihu - PhD kandidat Në Kosovë ka filluar tani…