Veseli kërkon Tribunal ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë

15 prill 2019 | 11:44

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se ideja e rezolutës se Kuvendit është që të vazhdohet me hapa të tjerë, pasi duhet të krijohet një Tribunal ndërkombëtar për krimet serbe.

Veseli këto komente i ka bërë pas propozimit të shefit të grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi për krijimin e një komision lidhur me sanksionet e krimeve dhe gjenocidit serb në Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli ka theksuar se edhe sot po ndodhë mohimi i masakrave nga serbët, dhe kështu do të ndodhë edhe pas pesë viteve.

“Ideja nuk është vetëm të bëjmë rezolutë. Ideja është që përmes kësaj rezolute të bëhen hapat, duhet të shkojë në Këshill të Evropës, Parlament Evropian ky komision. Duhet të krijohet një Tribunal ndërkombëtar për krimet serbe dhe kjo duhet gjithsesi, është në nderin dhe dinjitetin e këtij vendi. E keni mohimin e makrave e cila po ndodh sot dhe kështu do të ndodhë edhe pas pesë viteve të gjitha”, tha ka thënë Veseli /KosovaPress/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rihanna zgjodhi një kostum të zi për një darkë romantike…