Veseli: Kosova si një kampione në sporte, po krijon kushte moderne për sportistët tanë

22 janar 2019 | 22:26

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka njoftuar se e kanë mbajtur fjalën që kanë dhënë në muajin gusht, për transferimin e tërësishëm të Stadiumit Olimpik “Adem Jashari”.

“Në muajin gusht, Mitrovicës ia dhamë fjalën se do ta transformojmë tërësisht stadiumin olimpik “Adem Jashari” dhe këtë fjalë po e mbajmë. Tashmë është përgatitur projekti për renovimin e stadiumit. Vlera e investimeve do të jetë mbi 10 milionë euro. Me këtë, Kosova, si një kampione në sporte, po krijon kushte edhe më moderne për sportistët tanë. Investimet do të ndodhin edhe në sporte të tjera”, ka shkruar Veseli ne profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valmir Gashi, këshilltari i Ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka…