Veseli: Kudo në Kosovë po ndjehet fryma e fitores së PDK-së

21 shtator 2019 | 10:39

Kadri Veseli ka thënë se kudo në Kosovë po ndjehet fryma e fitores së Partisë Demokratike të Kosovës.

“Edhe në Vushtrri, ku mbrëmë takuam qytetarë të të gjitha grupmoshave, ishte i palëkundur besimi i tyre në vizionin dhe programin tonë”, ka thënë Veseli.

“Vetëm ne mund ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë, duke i ofruar mundësi dhe perspektivë të rinjve, kujdes të moshuarve dhe mirëqenie më të mirë për të gjithë. PDK-ja u ka dhënë më së shumti hapësirë rinisë e grave dhe ka krijuar klimën më të mirë ndërmjet gjeneratave, duke i shndërruar dallimet e tyre të natyrshme në përparësi”, ka thënë lideri i PDK-së, Kadri Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jose Mourinho shikohet si kandidati kryesor për ta marrë postin…