Veseli kujton Hasan Prishtinën: Model për t’u marrë shembull si politikan

14 gusht 2019 | 11:27

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për mes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka kujtuar Hasan Prishtinën.

“86 vjet më parë u vra Hasan Prishtina, njëri ndër ideologët kryesorë të pavarësimit dhe bashkimit kombëtar si dhe të çlirimit të Kosovës. Nuk ka etapë të ndritur të Rilindjes sonë Kombëtare ku ai nuk ka qenë protagonist. E nis karrierën politike si i pasur dhe e ngrysi jetën në kushte modeste, sepse nuk kurseu asgjë për kauzën kombëtare. Me fonde të tij personale bleu armë për kryengritjen e vitit 1912, për të çuar të rinjtë kosovarë në shkollën Normale të Elbasanit e për të financuar shumë veprimtari të tjera patriotike. Prandaj ai është një model për t’u marrë shembull në kohët e sotshme si politikan idealist dhe i pakorruptuar”, ka shkruar Veseli.

Fotografia e Kadri Veseli

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NBA ka zyrtarizuar sot kalendarin e sezonit të ri 2019-2020.…