Veseli kundër arrestimit të punonjësve të kolegjit “Mehmet Akif”

29 mars 2018 | 17:02

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar lidhur me arrestimin e gjashtë punonjësve të kolegjit “Mehmet Akif”.

Ai ka thënë se ky arrestim nuk përfaqëson as formën e duhur të zhvillimit të sundimit të ligjit as konsolidimit të nevojshëm të demokracisë.

“Ndërmarrja e veprimeve të tilla pa respektim të procedurave përkatëse dhe mungesë transparence lë hapësirë të theksuar për mëdyshje për veprimet arbitrare të autoriteteve në fjalë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Kadri Veselit:

Arrestimi i sotshëm i gjashtë shtetasve turk, banorë me leje të vlefshme qëndrimi në Kosovë dhe punonjës në kolegjin ‘Mehmet Akif’ të akredituar sipas standardeve përkatëse të Kosovës, nuk përfaqëson as formën e duhur të zhvillimit të sundimit të ligjit as konsolidimit të nevojshëm të demokracisë.

Ndërmarrja e veprimeve të tilla pa respektim të procedurave përkatëse dhe mungesë transparence lë hapësirë të theksuar për mëdyshje për veprimet arbitrare të autoriteteve në fjalë.

Si shtet demokratik, Kosova në mënyrë institucionale duhet të adreson përgjegjësinë ligjore të akterëve të involvuar në këtë rast.

Po ashtu, arrestimi i shtetasve të huaj në flagrancë për dyshime të pabazuara, nuk korrespondon me vlerat evropiane që duhet t’i përfaqëson Kosova.

Kosova s’ka alternative tjetër veç rrugëtimit evropian. Kjo, natyrisht, kërkon sundim të ligjit dhe llogaridhënie prej abuzuesëve arbitrar të tij.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit në mes të Ministrisë së…