Veseli: Merr fund izolimi i shtetit, hapet rruga e liberalizimit të vizave
                16 shkurt 2018
                |  11:34
            
        Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka mirëpritur arritjen e aneks marrëveshjes në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, për korrigjimin e demarkacionit.
“Lajm shumë i mirë arritja e konsensusit nacional për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Kjo pjekuri politike duhet të na përcjellë edhe në vendimet tjera të mëdha për vendin. Në këtë jubile të pavarësisë, izolimi i shtetit merr fund dhe qytetarëve tanë u hapet rruga e liberalizimit”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        