Veseli: Opozita manipuloi me nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme

04 dhjetor 18:19

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë, ka thënë se LDK-ja dhe Vetëvendosja kanë manipuluar me nënshkrimet për mbajtjen e seancës se jashtëzakonshme për çështjen e liberalizimit të vizave.

“Gjatë kohës kur e kemi caktuar seancën, kishte reagime të kolegëve të pozitës, pasi morën informacione nga deputetët Deda që nuk ishin fare të njoftuar për iniciativën për të cilën u janë marrë nënshkrimet. Unë veproj sipas materialeve që kam dhe rregullores së Kuvendit. Kemi lëndim të procedurave. Kërkesa e tanishme me këto manipulime e lëndon Kuvendin. Këtë nuk do ta lejoj”, ka thënë Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialdemokrate (PSD), Zgjim Hyseni ka…