Veseli: PDK-ja garanci për sovranitetin dhe territorin

22 tetor 2018 | 20:51

Partia Demokratike e Kosovës, është partia e vetme në Kosovë e cila do ta garantojë sovranitetin, integritetin dhe zhvillimin e vendit.
Kështu tha kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në hapjen e Konventës zgjedhore të degës së PDK-së në Prishtinë.

“Sa më e fortë është PDK-ja, aq më i garantuar është sovraniteti dhe integriteti territorial, aq më e fuqishme është Republika e Kosovës. Ka nevojë Kosova për një vizion, i cili i ofron stabilitet zhvillim, të ardhme. Nuk ka nevojë Kosova për me e vë në pikëpyetje të sotshmen e vet. Ta ruajmë këtë që e kemi arritur me mënyrën e shenjtë. Në asnjë moment të historisë së vet nga krijimi, në këto procese të shtetndërtimit ne nuk kemi nevojë ta ulim kokën. Sepse kemi me qenë me popullin, me qytetarët tanë”, ka deklaruar Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga data 31.10.2018 hapet konkursi për punësim të sigurt në…