Veseli përkujton Fatime Sokolin me këngën e saj (Video)

12 gusht 2019 | 16:38

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar këngëtaren Fatime Sokoli, e cila ka ndërruar jetë 32 vjet më parë.

Veseli ka thënë se Fatime Sokoli ka qenë një nga këngëtaret më frymëzuese që i këndonte dhembjes dhe krenarisë kombëtare.

“Ndoshta për brezat e sotshëm të rinj nuk do të thotë shumë emri i Fatime Sokolit e cila vdiq me 12 gusht të vitit 1987, por për brezin tim ka qenë një nga këngëtaret më frymëzuese që i këndonte dhembjes dhe krenarisë kombëtare. Këngët e saja patriotike, sikurse shumë të tjera që dëgjoheshin në Radio Tirana apo Radio Kukësi. Kanë qenë një prej faktorëve kryesorë që e ngriti, brumosi, edukoi dhe mësoi rininë dhe popullin tonë me patriotizëm”.

“Ajo ishte gjithashtu një model emancipimi feminist për Malësinë e Gjakovës dhe gjithë trojet shqiptare sepse doli përtej normave patriarkale. Ajo tregoi se gruaja nuk ishte vetëm për të lindur, rritur dhe edukuar fëmijë, për punët e shtëpisë dhe për t’iu nënshtruar pushtetit të burrit por shumë më tepër. Fatime Sokoli e sfidoi atë mentalitet duke shkëlqyer nëpër skenat brenda e jashtë vendit e duke iu kënduar heronjve të historisë me dy telat e çiftelisë në kohën kur shumica e rapsodëve ishin burra”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Homazh per Fatime Sokolin

Ndoshta për brezat e sotshëm të rinj nuk do të thotë shumë emri i Fatime Sokolit e cila vdiq me 12 gusht të vitit 1987, por për brezin tim ka qenë një nga këngëtaret më frymëzuese që i këndonte dhembjes dhe krenarisë kombëtare. Këngët e saja patriotike, sikurse shumë të tjera që dëgjoheshin në Radio Tirana apo Radio Kukësi. Kanë qenë një prej faktorëve kryesorë që e ngriti, brumosi, edukoi dhe mësoi rininë dhe popullin tonë me patriotizëm. Ajo ishte gjithashtu një model emancipimi feminist për Malësinë e Gjakovës dhe gjithë trojet shqiptare sepse doli përtej normave patriarkale. Ajo tregoi se gruaja nuk ishte vetëm për të lindur, rritur dhe edukuar fëmijë, për punët e shtëpisë dhe për t’iu nënshtruar pushtetit të burrit por shumë më tepër. Fatime Sokoli e sfidoi atë mentalitet duke shkëlqyer nëpër skenat brenda e jashtë vendit e duke iu kënduar heronjve të historisë me dy telat e çiftelisë në kohën kur shumica e rapsodëve ishin burra.

Gepostet von Kadri Veseli am Montag, 12. August 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jose Mourinho ka thënë se asnjëherë nuk duhet nënvlerësuar Manchester…