Veseli: Përkushtimi atdhetar i Bekim Berishës do të mbetet në kujtesën tonë

10 gusht 2020 | 21:54

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka përkujtuar në 22 vjetorin e rënies heroin e kombit Bekim Berisha i njohur me nofkën “Abeja”.

“Përkushtimi atdhetar i tij do të mbetet në kujtesën tonë për qëndrueshmërinë e vizionit të tij për luftën deri në çlirim dhe vullnetin e pathyeshëm për fitore”, është shprehur Veseli.

“Abeja, së bashku me Bedri Shalën, Elton Zherkën, Përmet Vulën dhe Bashkim Lekun, janë të paharrueshëm. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre!”.

 

Në përvjetorin e rënies heroike në Betejën e Junikut, sot kujtojmë me nderim të thellë heroin Bekim…

Publiée par Kadri Veseli sur Lundi 10 août 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan Bujar Berisha, New York Në një komunikim me një “intelektual”…