Veseli: Rruga jetësore e Rasim Kiçinës dhe Ragip Halilajt ishte në shërbim të atdheut

30 maj 2020 | 14:48

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka përkujtuar heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, në 21-vjetorin e rënies së tyre.

Me këtë rast, Veseli ka thënë se rruga jetësore e Rasim Kiçinës dhe Ragip Halilajt ishte në shërbim të atdheut

“Në 21-vjetorin e rënies heroike, kujtojmë me nderim të thellë heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, për kontributin e tyre të madh në betejat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rruga e tyre jetësore, ishte në shërbim të atdheut, për të qenë deri në momentet e fundit të jetës së tyre dalëzotës të përkushtuar e të paepur, në rrugën e nderit e lirisë. Lavdi heronjve Rasim Kiçina e Ragip Halilaj!”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G / Epoka e re)

Në 21 vjetorin e rënies heroike, kujtojmë me nderim të thellë heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, për kontributin e…

Publiée par Kadri Veseli sur Samedi 30 mai 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç rolit mbështetës për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe…