Veseli: Rruga Klinë e Epërme – Komoran, ta marrë emrin e Shaban Polluzhës

20 prill 12:52

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e fillimit punimeve të rrugës Klinë e Epërme – Komoran, ka thënë se në Kosovë po ndodhë zhvillimi dhe ndryshimi pozitiv.

Veseli ka pohuar se për një shekull rresht në këtë rrugë kanë ecur heronjtë që bënë historinë e Kosovës, ata që punuan e luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, që nga çetat e Ahmet Delisë e Azem Bejtes, luftëtarët e Shaban Polluzhës, e deri tek njësitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot jemi këtu, në fillimin e punimeve të kësaj rruge për të nderuar kujtimin e tyre. Njëkohësisht, për të dëshmuar forcën tonë për të ecur përpara, forcën tonë për ta zhvilluar Drenicën, për ta zhvilluar Kosovën, për ta fuqizuar shtetin dhe garantuar të ardhmen e sigurt për fëmijët e Kosovës”, ka thënë Veseli.

Ai ka propozuar që kjo rrugë moderne, nga Klina e Epërme e deri në Komoran, të marrë emrin e heroit kombëtar Shaban Polluzha.

“Shaban Polluzha ishte ai që shtroi për ne rrugën e lirisë. Sot ne e nderojmë këtë burrë të madh të Kosovës duke i vënë emrin e tij kësaj rruge moderne të Kosovës moderne dhe të zhvilluar”, ka thënë Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe drejtori i…