Veseli: Serbia e ka të kot që përpiqet ta përvetësoj kulturën dhe trashëgiminë tonë

17 gusht 2019 | 20:40

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar kalanë e Novobërdës.

Kjo vizitë e Veselit ka ardhur pas deklaratë së të ashtuquajturit drejtor i zyrës së qeverisë serbe për Kosovë, Marko Gjuriq, i cili ka thënë se kalaja e Novobërdës është një prej lokaliteteve kyçe historike serbe.

Veseli përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se është krenar me kalanë e lavdishme të Novobërdës.

Ai ka thënë se Serbia e ka të kot që përpiqet ta përvetësojë kulturën dhe trashëgiminë tonë.

“Këtë perlë të trashëgimisë sonë kulturore dhe këtë vendbanim antik që ndër shekuj ka shërbyer si udhëkryq qytetërimesh. Krenar akoma më shumë me flamurin e bukur të Kosovës, që valvitet krenar në kullat e saj, si dhe me policinë dhe institucionet e tjera të shtetit që kujdesen për monumente e vyera të Kosovës. Serbia e ka të kot që përpiqet ta përvetësoj kulturën dhe trashëgiminë tonë. Si kryeministër i ardhshëm nuk do të lejoj që të instrumentalizohet politikisht apo të preken nga askush dhe për asnjë motiv kjo pasur e lashtë e Kosovës”, ka shkruar Veseli.

“Ne kemi për tja kthyer lavdinë e dikurshme Novobërdës, jo vetëm duke e bërë një atraksion ndërkombëtar të turizmit kulturor  por edhe duke rimëkëmbur minierën e vjetër. Kudo ku shkoj në Kosovë, shoh se ka potencial të madh zhvillimi dhe jam i bindur se e po të ndjekim drejtimin e duhur politik, kemi për të hapur shumë vende të reja pune për rininë”, ka thënë Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pranon se mund të ketë…