Veseli: Si kryeministër i ardhshëm do ta kem prioritet kthimin e të rinjve

12 gusht 2019 | 14:06

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veselin, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, ka takuar disa të rinj që kanë emigruar kohëve të fundit e të cilët gjenden për pushime në Kosovë.

Në profilin e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se me këta të rinj ka biseduar për shkaqet që i kanë detyruar të ikin dhe se çfarë duhet bërë shteti që të nxitë kthimin e tyre.

I pari i PDK-së ka thënë se si kryeministër i ardhshëm do ta ketë prioritet kthimin e këtyre të rinjve.

Postimi i plotë i Veselit:

Sot është Dita Ndërkombëtare e Rinisë dhe largimi i të rinjve është një ndër problemet më shqetësuese të Kosovës. Me këtë rast, vendosa të takoj disa të rinj që kanë emigruar kohëve të fundit e që gjenden për pushime në Kosovë. Me ta bisedova për shkaqet që i kanë detyruar të ikin dhe për çfarë duhet bërë që të nxisim kthimin e tyre.
Argjendi e kishte lënë shkollën para tre vjetësh dhe ishte larguar në Itali sepse mendonte qe pozitat e punës merren me të njohur e jo me meritë, Shqiprimi ka ikur para tre muajsh në Gjermani pasi nuk mundi ta mbante hapur biznesin e tij ndërsa Redoni i diplomuar në marketing, është detyruar të shkoj në Austri.
Është më se e qartë që për t’u ofruar atyre mundësi brenda Kosovës, duhet të luftojmë nepotizmin në punësimet publike si dhe korrupsionin që po pengon investimet dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Po ashtu, si kryeministër i ardhshëm do bëj prioritet fondet për autostradën e punësimit, që do i bind këta të rinj e shumë të tjerë që të kthehen e shpërfaqin talentin dhe energjitë.

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli

Fotografia e Kadri Veseli

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Prishtina e ka rikthyer basketbollistin e njohur Fahro Alihodziq.…