KB Prishtina rikthen Alihodziqin

12 gusht 2019 | 14:03

KB Prishtina e ka rikthyer basketbollistin e njohur Fahro Alihodziq.

Qendra karrierën si profesionist e nisi në Hungari tek dy herë kampioni, Kaposvari. Shumicën e karrierës së tij e kaloi në Greqi tek skuadrat Rethymno, Promitheas Patras e Panionis. Një edicion luajti edhe në Estudiantes Concordias të Argjentinës, kurse së fundi mbrojti ngjyrat e skuadrës nga Superliga e Belgjikës, Leuven Bears.

“Fahro Alihodziq është rikthyer në shtëpinë e Kampionëve pasi fatkeqësisht vitin e kaluar në fillim të sezonit pati një lëndim dhe nuk e pati fatin që të paraqitet në klubin tonë! Qendra 208 cm e gjatë, njihet për lojë fizike nën kosh, ku arma e tij më e fortë është mbrojtja, e cila do t’i jep mjaft siguri ekipit. Alihodziq ka qenë pjesë e disa ekipeve, duke filluar nga Amerika, ku ishte pjesë e disa kolegjeve si, Fordham, Southeastern Iowa CC, si dhe UAB. Në kolegje pati paraqitje mjaft të mira”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli e mposhti Norwichin (4-1), por trajneri Jurgen Klopp mori…