Veseli: Sulmi në Zelandë të Re, akt i tmerrshëm terrorist

15 mars 2019 | 11:36

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se sulmi në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku kanë mbetur të vrarë dhjetëra persona është një akt terrorist i tmerrshëm.

Ai ka thënë se kjo ngjarje e dhimbshme na bënë që të jemi më të bashkuar dhe më të vendosur në luftën kundër terrorizmit.

“Sulmi në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku u vranë dhjetëra persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, është një akt terrorist i tmerrshëm, që goditi jo vetëm këtë vend, por gjithë botën e lirë e demokratike. Në këto momente të vështira, jemi pranë shtetit të Zelandës së Re dhe familjeve të viktimave. Kjo ngjarje e dhimbshme na bënë që të jemi më të bashkuar dhe më të vendosur në luftën kundër terrorizmit”.

“Republika e Kosovës do të vazhdojë të japë kontributin e saj maksimal e të qëndrojë e vendosur përkrah ShBA-së dhe aleatëve të tjerë strategjikë në kuadër të koalicionit ndërkombëtar të luftës kundër terrorizmit dhe nderon sakrificat e partnerëve që janë në vijën e parë të frontit në këtë luftë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni parlamentar për arsim ka mbajtur një mbledhje ku kanë…