Veseli: Të intensifikohet komunikimi me BE-në për heqje të vizave

26 qershor 2018 | 19:13

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të intensifikojnë komunikimin me Bashkimit Evropian që sa më shpejt të hiqen vizat.

Ai në një postim në profilin e vet në “Facebook” ka falënderuar edhe institucionet e BE-së që deri më tash kanë përkrahur këtë proces dhe kanë njohur plotësimin e kritereve nga ana e Kosovës.

Postimi i plotë i tij:

Falënderoj institucionet e Bashkimit Europian, eurodeputetët, për përkrahjen e madhe që i kanë dhënë procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët tanë. Institucionet e Kosovës nuk duhet ndalur punën deri në përmbushjen e së drejtës bazike dhe meritore për të lëvizur lirshëm në Europë.

Si Kuvend, kemi filluar një iniciativë që ka gjetur mbështetje nga institucionet e vendit dhe nga shtetet anëtare të BE-së. Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, por këtu nuk përfundon i gjithë obligimi ynë. Në këta muaj vendimtarë, ne duhet të vazhdojmë përmbushjen e agjendës sonë europiane, ndërsa komunikimi me të gjitha institucionet e BE-së dhe çdo mekanizëm tjetër ndikues në këtë proces duhet të intensifikohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja e Ligës së Kampionë në mes FC Santa Coloma…