Veseli thotë se lista e PDK-së është fituese dhe reformatore

09 shtator 2019 | 17:11

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për kryeministër Kadri Veseli, është shprehur krenar me Konventën e djeshme të PDK-së në të cilën kanë marrë pjesë mijëra qytetarë.

Nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”, Veseli ka falënderuar të gjithë qytetarët për përkrahjen dhe është shprehur i bindur se lista e PDK-së për deputetë do t’i fitojë zgjedhjet e 6 tetorit.

Postimi i plotë i Veselit:

Jam shumë krenar me Partinë Demokratike të Kosovës, që po ia ofron vendit njerëzit më të zotë, ata që bartin sukseset e së kaluarës dhe të rinjtë që kanë vizon për të ardhmen.

Lista jonë e deputetëve është një listë që do t’i fitojë zgjedhjet, do ta luftojë korrupsionin, do t’i mbajë të rinjtë këtu dhe do ta ndërtojë të ardhmen e Kosovës.

Më shumë se gjysma e kandidatëve garojnë për herë të parë, ndërsa më shumë se 40 janë të rinj e të reja. Dhe askush me aktakuza për korrupsion. Kjo listë flet edhe për reformat në PDK. Prandaj, jam shumë krenar.

Falemnderit nga zemra të gjithëve për mbështetjen në Konventën Festive që patëm mbrëmë. Do të mbetet e paharrueshme për mua.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka folur për kundërshtarin…