Veseli: Vitin e ardhshëm do t’i dyfishojmë fondet për inovacion

05 qershor 2018 | 14:23

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se fusha e teknologjisë informative dhe investimi në inovacione dhe ndërmarrësi do të bëhet prioritet dhe fokus i zhvillimit ekonomik në Republikën e Kosovës.

Ai ka thënë se me këtë qëllim është shtyrë përpara themelimi i Ministrisë së Inovacionit.

Në ngjarjen “Think Future – Prizren” për promovimin e “Programit për financimin e organizatave joqeveritare” dhe “Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren”, kryeparlamentari Veseli ka thënë se Kosova ka rini inivatore me shumë ide dhe energji për punë.

Ai ka inkurajuar të gjithë të rinjtë e regjionit të Prizrenit, por edhe gjitha qyteteve tjera që të aplikojnë me idetë e tyre për të marrë mbështetje nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Kryetari Veseli ka thënë se vitin e ardhshëm do të dyfishohen këto fonde, në mënyrë që të rinjtë e Kosovës me ide inovatore të realizojnë idetë dhe projektet e tyre, ndërmjet të cilave do të krijohen edhe shumë vende të reja pune.

“Ne kemi nevojë jo vetëm të hapim vende të reja të punës për të rinjtë tanë, por njëkohësisht t’i aftësojmë ata që vetë të jenë krijues të vendeve të punës. Këtu qëndron thelbi i zhvillimit ekonomik. Në duhet të lëvizim në këtë drejtim dhe ky është vizioni im. Unë do të jem në përkrahje të plotë të të gjithë atyre që kanë iniciativa zhvillimore. Duke i përkrahur ata ne e ndihmojmë ecjen përpara të vendit tonë. Iniciativa e lirë e ka ndryshuar botën. Ajo do ta ndryshojë edhe Kosovën”, ka thënë Veseli.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka bërë me dije…