Ismaili paralajmëron rritje të pagave për profesionistët shëndetësorë

05 qershor 2018 | 14:10

Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka bërë me dije se do të rriten pagat për të gjithë profesionistët shëndetësorë.

Ismaili gjatë adresimit të tij në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se tashmë janë marrë të gjitha hapat nga Ministria e Shëndetësisë që të rriten pagat këtë kategori.

Ministri Ismaili ka theksuar se tashmë është përgatitur edhe koncept-dokumenti i cili i është dërguar Ministrisë së Administratës Publike të cilët do ta avancojnë përpara.

“Pagat do të rriten për të gjithë profesionistët shëndetësorë. Ne tashmë kemi marrë të gjitha hapat e nevojshme dhe të gjitha dokumentet i kemi dërguar në Ministrinë e Administratës Publike. Çka është më e rëndësishmja, për herë të parë profesionistët shëndetësorë do të kenë këso rritje pagash dhe kthim të dinjitetit të tyre”, ka thënë ministri Ismaili.

Po ashtu, ministri Ismaili ka bërë me dije se në listën e pagave do të hyjnë qindra specializantë, si dhe do të punësohen 90 mjekë specialistë dhe 141 infermierë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në ceremoninë…