Vetëm 75 raste aktive me Covid në Kosovë

29 maj 2022 | 14:05

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka bërë me dije se në Kosovë janë vetëm 75 raste aktive me Covid.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas njoftimit të MSh-së nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv me koronavirus.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohe nuk është regjistruar ndonjë vdekje, ndërsa janë shëruar 28 të infektuar.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 25 doza të vaksinës kundër Covid-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.983 doza të vaksinës. Deri më sot 823.036 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.721 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 469 testime, 0 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.134. Në total numri i rasteve aktive është 75”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident trafiku ka ndodhur para gjysmë ore në Kijevë,…