Vetëm tri raste të reja me Covid në Kosovë

19 prill 2022 | 15:11

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar vetëm tri raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 28 persona dhe  janë administruar 54 doza të vaksinës kundër Covid.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.629 doza të vaksinës. Deri më sot 821.459 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.926 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 837 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.295. Në total numri i rasteve aktive është 447”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka…